Putin mohon se ka plane për të shpallur gjendje lufte
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 05 March 2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk e ka në plan që të shpallë gjendje lufte në Rusi.
Gjatë një takimi me punëtorët e kompanisë ajrore ruse, Aeroflot, presidenti rus tha se një vendim i tillë do të ndërmerrej vetëm në “rast të agresionit të jashtëm, në zona të përcaktuara të aktivitetit ushtarak”.
“Por, ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj që të mos kemi një të tillë”, tha ai.
Ka pasur zëra se Putini po planifikonte që të shpallte gjendje ushtarake – që nënkupton që ligji normal civil pezullohet ose ushtria merr kontrollin e funksioneve të Qeverisë.
Putin tha se masa të tjera të jashtëzakonshme që mund të përdoren në rast të një “kërcënimi të jashtëm të shkallës së gjerë”, por ai tha se nuk e ka në plan që të ndërmarrë as këto hapa.
Megjithatë, Putin tha se sanksionet perëndimore ndaj shtetit të tij ishin të ngjashme me shpallje të luftës. Ai sërish mbrojti vendimin për ta pushtuar Ukrainën, duke thënë se Moska kishte nevojë që të mbronte rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, por edhe interesat e saj.
Ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Rusia do që Ukraina të “çmilitarizohet” dhe “denazifkohet”, duke shtuar se Kievi zyrtar duhet të ketë status neutral.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Perëndimi e ka dënuar agresionin rus, dhe janë kundërpërgjigjur me sanksione të ashpra ekonomike kundër Rusisë./REL
Të tjera
-
Policia arreston një 24-vjeçar në Gjilan, dyshohet për gjashtë raste të vjedhjes e një rast sṳlmi
Policia e Rajonit të Gjilanit ka arrestuar një 24-vjeçar me inicialet F.I, si...
-
Vuçiq fushatë të ashpër kundër gazetarëve serbë që nuk i binden regjimit të tij, disa prej tyre marrin edhe kërcënime me vdekje
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) u bëri thirrje sot autoritet...
-
Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive, këtu mund të aplikoni
Është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive. K...
-
Kështu arsyetohet Kurti për sigurimet shëndetësore: Nuk janë shkop magjik që na parandalojnë sëmundjet ose eliminon ato
Qytetarëve të Kosovës ende nuk u ofrohet sigurim shëndetësor publik. Kryem...
-
Kurti: Me renovimet në Klinikën Emergjente, mjekët s’do të përballen më me vështirësi
Afër 800 mijë euro është kostoja e renovimeve të Klinikës Emergjente në Qendr...
-
Intervistohet një person për zjạrrvënie në disa ara të Klinës
Një person është intervistuar për zjarrvënie të qëllimshme në disa ara të fsh...
-
Gjendja në pikat kufitarë të Kosovës
Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë te Dheu i Bardhë dhe në Merda...
-
Rritja e numrit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, Bundeswehr: Prezenca e KFOR-it akoma e nevojshme
Shteti gjerman vitin e fundit ka rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-...
-
30 gushti është afati i fundit – A ka ndonjë aplikacion për koalicion nga partitë?
Ndonëse 30 gushti është afati i fundit për aplikim për subjektet politike që ...
-
Dorëhiqet nga LVV asamblisti më i votuar në Rahovec: Kurti ka linçuar besimtarët myslimanë
Ilir Pallqa, kandidati më i votuar për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendo...
-
Plạgoset një burrë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për plagosjen e një burri në fshatin Greme të F...
-
Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themel...