Lajme

Putin merr një tjetër goditje të fortë, ukrainasit i vrasin komandantin “e patrembur”

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 08 May 2022

Vladimir Putin pësoi një tjetër goditje të rëndë përpara paradës që kërkon të bëjë ditën e nesërme, e cila përkon me festimet e Ditës së Fitores në Moskë.

Mediat e huaja raportojnë se ditën e sotme është vrarë një tjetër kolonel i ushtrisë së Presidentit rus, duke shkuar kështu numri i tyre në 39-të.

Nënkoloneli Fezul Bichikaev, 36 vjeç, ishte një ushtar elitar i lartë i cili vdiq në një mision sekret inteligjence.

-Advertisement-

Babai i tre fëmijëve portretizohet si një hero i cili u vra pranë Kharkiv me një automatik në duar që mbulonte vartësit e tij, sipas raporteve në Rusi. Një sinjal radio njoftoi se komandanti është plagosur pas shpimit me një plumb në arterie, por thuhet se i urdhëroi njerëzit e tij që të vijojnë sulmin duke u thënë se është “një gërvishtje”.

“Falë vetëmohimit dhe heroizmit të oficerit, ishte e mundur të shpëtoheshin jetët e ushtarakëve, të shkatërrohej grupi diversant i armikut dhe të përfundonte misionin luftarak,” tha eksperti ushtarak Oleg Marzoev në një uebsajt lokal lajmesh në Vladikavkaz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera