Rajoni dhe Bota

Putin me luftë speciale ndaj gazetarëve, lehtë mund të bëheni “agjent i huaj”

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 03 December 2019

Rusia ka filluar një luftë të re ndaj gazetarëve.

Që nga e hëna, ky shtet mundet ligjërisht që gazetarët t’i shpallë “agjentë të huaj”, pasi amendamentuan ligjin e ri kontrovers, shkruan gazeta inFokus.

Titulli “agjent i huaj”, tanimë veçse ka filluar të aplikohet për disa media e organizata jo-qeveritare, të cilat merren me politikë por financohen nga jashtë Rusisë.

-Advertisement-

Ligji në fjalë u dënua ashpër nga Bahskimi Evropian, Amnesty International e OSBE, shkruan gazeta inFokus.

“Agjent i huaj” është term që u përdor në kohën sovjetike për disidentët politik.

Presidenti i Rusisë, ligjin e miratoi të hënën, dhe sipas mediave ruse, kjo është përgjigje ndaj SHBA-ve të cilët i kërkuan medias “RT”, që mbështet Kremlinin të regjistrohet si “Agjent i huaj” në SHBA, shkruan gazeta inFokus.

Në fakt, ky term, fillimisht filloi të përdorej në vitin 2012, që target kishte organizatat jo-qeveritare, humanitare e grupet e ndryshme shoqërore, të cilat merrnin fonde të huaja për të qenë pjesë e jetës politike në rusi.

Organizata anti-korrupsion e kundërshtarit të Putinit, Alexei Navalny gjithashtu u shpall si “Agjent i huaj”.

Grupet e tash edhe individët që marrin titullin “Agjent i huaj” duhet që të vendosin këtë në publikimet e tyre dhe t’i dërgojnë ato tek autoritetet përkatëse, ose ndryshe, mund të dënohen, shkruan gazeta inFokus.

E me këtë titull do të shënjohen ata që prodhojnë ose shpërndajën material nga një “Agjent i huaj” tjetër ose marrin fonde nga jashtë.

Madje këtë titull mund ta marrësh edhe nëse shpërndan në rrjete sociale ndonjë shkrim të ndonjë të shpalluri “Agjent i huaj”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera