Lajme

Putin, lideri më i besuar në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 15 March 2018

Presidenti rus, Vladimir Putin ka besimin më të madh nga qytetarët e Serbisë sa u përket liderëve të huaj.

Kështu del nga të dhënat e një studimi të fundit të kryer nga e përditshmja e Beogradit Politika, në bashkëpunim me agjencinë e hulumtimeve, Faktor Plus, shkruan Infokusi.

Ai fitoi garën ndaj gjashtë liderëve të tjerë botëror, në një sondazh të bërë në mes të datave 9-13 mars, para zgjedhjeve presidenciale në Rusi që pritet të mbahen me 18 mars.

-Advertisement-

Siç shkruan Politika, kur qytetarët u pyetën cilit lider botëror i besojnë më shumë, 58 për qind e tyre u përgjigjën në favor të Putinit.

Sipas sondazhit, Putin ka lënë prapa Kancelaren gjermane, Angela Merkel (42%), Presidentin kinez Xi Jinping (34%), Presidentin amerikan, Donald Trump (22%), Kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilit kishin të dytë nga 14 për qind të përkrahjes nga sebët, kurse presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan mori besimin e vetëm 7  për qind të serbëve. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera