Lajme

Putin kritikon proteksionizmin dhe sanksionet kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 06 July 2017

Presidenti rus, Vladimir Putin kritikoi sot, një ditë para samitit të G20-ës në Hamburg, proteksionizmin tregtar dhe sanksionet ekonomike perëndimore kundër Rusisë.

“Sanksionet e dekretuara kundër Moskës nga amerikanët dhe evropianët në sfondin e krizës ukrainase, jo vetëm që janë pa perspektivë por bien ndesh me parimet e G20-ës për një bashkëpunim në interes të të gjitha vendeve të botës”, shkruan presidenti rus në një artikull të publikuar në të përjavshmen ekonomike gjermane ”Handelsblatt”.

“Proteksionizmi zhvillohet sipas një linje të vendosur dhe sanksionet e njëanshme, të vendosura për shkaqe politike për investimet, tregtinë dhe veçanërisht transferta e teknologjisë bëhet në një formë të fshehur”, kritikon Vladimir Putin.

-Advertisement-

Në fund të muajit qershor, BE ka zgjatur me gjashtë muaj sanksionet kundër Rusisë deri më 31 janar 2018, pavarësisht avancimit të zbatimit të marrëveshjeve të Minskut para mundësimit të një armëpushimi dhe një dialogu politik mes rebelëve dhe qeverisë ukrainase.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera