Lajme

Putin kriminel lufte – Bashkëshorti i presidentes thotë se e para e tha Osmani, pastaj Biden e më vonë britanikët

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 17 March 2022

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka shkruar në Facebook se si bashkëshortja e tij, presidentja Vjosa Osmani, ka konkluduar herët se presidenti rus Vladimit Putin është kriminel lufte. Ai pretendon për një koordinim Prishtinë – Washington – Londër për t’ia dhënë Putinit këtë epitet.

Prindon Sadriu ka shkruar disa data si për të dëshmuar se presidentja Osmani e ka thënë atë që presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe sekretarja e Jashtme britanike Lis Truss e thanë 7, specifikisht, 9 ditë më vonë.

“8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’
15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’
17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte‘”, ka shkruar ai, duke shtuar në fund një ‘hashtag’ për “sinkronizimin” dhe “rreshtimin” në politikën e jashtme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera