Putin konfirmon dislokimin e armëve bërthamore në Bjellorusi

Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 17 June 2023
Rusia veçse ka stacionuar grupin e parë të armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, tha presidenti rus, Vladimir Putin.
Putin tha gjatë një forumi se këto armë do të përdoren vetëm nëse shteti apo territori rus kërcënohen.
Qeveria amerikane tha se nuk ka indikacione se Kremlini po planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën.
“Ne nuk shohim indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas deklaratës së Putinit.
Putin tha se transferimi i kokave taktike bërthamore do të përfundojë në fund të verës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve pas fjalimit në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg, Putin tha se ky vendim synon të paralajmërojë të gjithë “që mendojnë të na shkaktojnë humbje strategjike”.
Kur u pyet për mundësinë e përdorimit të këtyre armëve, Putin u përgjigj: “Pse duhet të kërcënojmë të gjithë botën? Unë veçse kam thënë se përdorimi i masave ekstreme do të jetë i mundshëm vetëm kur shteti rus të jetë në rrezik”.
Armët taktike bërthamore janë koka të vogla bërthamore që mund të përdoren në fushëbeteja apo për sulme të kufizuara. Ato janë të dizajnuara për të shkatërruara shënjestra të armikut në zona specifike, pa shkaktuar rrjedhje të mëdha radioaktive.
Arma më e vogël taktike bërthamore mund të jetë një kiloton apo më pak dhe më e madhja mund të jetë deri në 10 kiloton.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi nuk pranon negociata me Moskën përderisa trupat e saj ende kanë territore të pushtuara në Ukrainë.

Të tjera
-
26 vjet nga mạsakra në Burim të Malishevës, u mạsakruan 42 civilë shqiptarë
Sot bëhen 26 vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë – masakra e forcave ser...
-
Nëna në Graçanicë thotë se djali ka kanọsur familjarët dhe ka demoluar orenditë shtëpiake
Një grua në Graçanicë ka raportuar se djali i saj e ka kanosur familjen dhe k...
-
Dërgohet në mbajtje shoferi që dyshohet se e gọditi për vdẹkje këmbësorin në Bresje
Policia ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që ...
-
Shtrenjtimi i rrymës, Muharremi nxjerrë dallimet e Ministrisë së Ekonomisë të viteve 2022 dhe 2025
Tashmë për shtrenjtimin e tretë me radhë të rrymës gjatë qeverisjes së Ve...
-
26-vjet nga masạkra në Pastasel të Rahovecit, aty u vrạnë dhe u mạsakruan 106 civilë
Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në Pastasel të Rahovecit kun u vrarë dhe m...
-
Për Bajram policia shqiptoi 784 gjoba trafiku
Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba traf...
-
Dyshohet se një këmbësor është goditur për vdẹkje në Fushë Kosovë
Një këmbësor dyshohet se është goditur për vdekje sonte. Ngjarja e rëndë r...
-
Trendi shqetësues: Kryeqyteti, kampion i lindjeve me prerje
17 mijë e 495 jetë të reja iu shtuan popullatës së Kosovës vitin e kaluar. ...
-
“Durimi po mbaron”- Presidenti i Finlandës me një paralajmërim për Rusinë pas takimit me Trump
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, së fundmi u takua me Presidentin e ...
-
Analistët në Beograd: Dialogu mbahet në jetë vetëm nën presion ndërkombëtar
Se a do të “ringjallet” dialogu Kosovë-Serbi, pas zëvendësimit të Lajçakut me...
-
Macron tregon se ka folur në telefon me Vuçiqin, në “X” jep detaje rreth përmbajtjes
Presidenti franzec, Emmanuel Macron, njofton se ka zhvilluar bisedë telefonik...
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse...