Lajme

Putin i shkruan Mbretit Charles III pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 09 September 2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka shprehur ngushëllime Mbretit Charles III, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

“Ju uroj kurajo dhe fuqi përballë kësaj humbjeje të vështirë dhe të pariparueshme,”, citohet t’i ketë shkruar Putin Mbretit Charles III, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera