Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowdenit

Autori: Gazeta inFokus
06:53 | 27 September 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë të hënën shtetësinë ruse ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
Presidenti rus e ka marrë këtë vendim nëntë vjet pasi Snowden e ka bërë publike mënyrën si kryen vëzhgime Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në Shtetet e Bashkuara.
Snowden, 39-vjeçar, ka ikur nga Shtetet e Bashkuara dhe ka fituar azil në Rusi.
Më 2013, ai pati folur publikisht për operacionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare të agjencisë amerikane, njëherësh vendin e tij të punës.
Autoritetet amerikane kanë kërkuar me vite kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku përballet me akuzat për spiunim.
Snowden nuk ka reaguar ende, pasi Kremlini ka publikuar listën e 72 individëve që Putin u ka dhënë shtetësinë.
Më 2020, Rusia i ka dhënë Snowdenit lejeqëndrim të përhershëm, duke i hapur rrugën për aplikim për shtetësi.
Putin, ish-shef i spiunëve në Rusi, ka thënë më 2017 se Snowden ka gabuar kur ka publikuar sekretet amerikane, mirëpo nuk është tradhtar.
Vetë Snowden nuk paraqitet shumë para mediave, prej kohës kur ka nisur të jetojë në Rusi.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndj...
-
Marrëveshja ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë, zyrtari i NATO’s: Jemi në dijeni, u takon palëve të thonë më shumë
Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë ...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, me forcë ia grabiti nga qafa zingjirin e arit një gruaje
Nga njësite policore të stacionit Qendra është arrestuar një e dyshuar për ve...
-
Gjykata e Mitrovicës cakton masë paraburgimi për 8 të arrestuarit në aksionin kundër kontrabandës me ar*më
Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji t...
-
Maqedonci tregon se cili shtet evropian pritet t’i bashkohet paktit të mbrojtjes mes shqiptarëve dhe kroatëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja ushtarake mes Kosovë...
-
Trump mbyll Departamentin e Arsimit të SHBA-së
Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për mbyllj...
-
“Gërvishe, del VV”, “Kam dal nga atje kur ishin në muaj të mjaltit”: Kica-Xhelili i kundërpërgjigjet Agim Veliut
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, i është k...
-
Zbulohet kontrabanda me makina të rrojës dhe qethjes në Ferizaj
Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) n...
-
Mjekët që u kujdesën për babain e Thaçit u shkojnë për ngushëllime, familja i falënderon për përkushtimin e treguar
Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje të thellë për m...
-
Me një biletë 3 euro fiton mbi 88 milionë euro në lotari
Një fitore e jashtëzakonshme në SuperEnalotto u realizua në Romë dhe fituesit...
-
Rashiti: Hyseni i përfshirë në korrupsion dhe kr*im urbanistik, fshihet pas grave
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, e ka akuzuar kryetarin e ...
-
Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Selca, qëndroi tërë jetën i palëkundur në idenë shqiptare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluft...