Auto&Tech

Putin flet për “hakera patriotë”

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 02 June 2017

Presidenti rus, Vladimir Putin nxiti piraterinë kompjuterike kur foli për “rusë patriotë” që ndërmarrin sulme kibernetike për të mbrojtur atdheun e tyre.

“Individë të tillë mund t’i bashkohet luftës ndaj personave që flasin keq dhe përbaltin Rusinë dhe ndërmarrjet e tyre duhet të jenë të justifikuara”, tha shefi i Kremlinit.

Megjithatë, Putin mohoi se aktet e piraterisë kibernetike, sidomos ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale amerikane është një ndërmarrje qeveritare, apo e administratës shtetërore ruse.

-Advertisement-

“Ky lloj aktiviteti nuk është ndërmarrë kurrë nga qeveria”, tha ai, duke shtuar gjithsesi se hakerat nuk mund të “aksesojnë mendjet e votuesve dhe të ndikojnë tek mendimet dhe idetë e tyre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera