Lajme

Putin: 98% e territorit të Sirisë nën kontrollin e qeverisë siriane

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 22 November 2017

Presidenti rus njoftoi se 98% e territorit sirian është nën kontrollin e forcave të armatosura të vendit dhe se fitorja ndaj terroristëve është shumë afër.

Presidenti rus Vladimir Putin e bëri këtë deklaratë të martën gjatë një takimi me Presidentin e Republikës Çeke, Milosh Zeman, në qytetin Soçi, ku dy presidentët kanë diskutuar çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe disa çështje të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht çështjen siriane.

Duke vënë në dukje fitoren e qeverisë siriane ndaj terroristëve, presidenti i Çekisë tha se Presidenti sirian Bashar Asad, e arriti këtë fitore me shumë sakrifica dhe ai është një president i zgjedhur në mënyrë demokratike. Nga ana e tij, Putini tha se celulat terroriste ende ekzistojnë në disa pjesë të Sirisë, por terroristët do të shkatërrohen përfundimisht nga goditjet e forcës ajrore ruse, të ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera