Rozë

Puthje pasionante e përkedhje në publik, aktori i famshëm kapet mat me të dashurën e re (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 17 January 2020

Liam Hemsworth ka treguar së fundmi se e ka harruar përfundimisht ish-bashkëshorten, Miley Cyrus, teksa u fotografua në plazh me të dashurën e re, Gabriella Brooks.

Aktori i famshëm 30-vjeçar u kap mat teksa puthte e përqafonte modelen bukuroshe në Byron Bay, Australi në fillim të këtij muaji. Ata dukej se nuk e kishin aspak problem për intimitetin e tyre pasionant në publik.

Ndërkohë Gabriella është 21 vjeçe dhe dukej mjaft elegante me rroba banje. Ajo ka punuar me markat me të njohura si “Topshop” dhe “Calvin Klein”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera