Rozë

Puthje e përqafime në shtrat, Arbenita poston momente intime me Feron (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 13 October 2020

Para pak ditësh Arbenita Ismajli tregoi se ajo dhe Fero kishin lënë pas të gjitha keqkuptimet dhe ishin kthyer në krahët e njëri-tjetrit. Ajo publikoi një video, ku shihej duke përkëdhelur nga koka reperin, ndërkohë që ai qëndronte në celular.

Tashmë gjithçka mes tyre i është kthyer normalitetit dhe Arbenita nuk është kursyer fare në publikimin e një videoje intime me Feron.

Videoja e postuar së fundmi është realizuar në 11 tetor dhe të dy ata shihen të shtrirë në shtrat me njëri-tjetrin. Reperi shfaqet duke i dhuruar puthje të shumta dhe përqafuar të dashurën e tij, ndërkohë që ajo shijon përkëdheljet.

-Advertisement-

Shpresojmë që pas këtyre momenteve kaq romantike mos të kemi më ndarje, sepse të gjithë fansat duan t’i shohin përherë bashkë Feron dhe Arbenitën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera