Pushteti thotë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejtë
Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 25 July 2024
Forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe Bashkii Evropian kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të rinegociohet në procesin e dialogut.
Deklarimet pasuan kërkesat e shtuara të institucioneve të Kosovës për hapjen e urës bazuar në marrëveshjet e arritura në dialog. Këtë kërkesë të faktorit ndërkombëtar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka cilësuar si qesharake.Deputeti i kësaj partie, Arbër Rexhaj, thotë se në Bruksel nuk mund të diskutohet një çështje e cila është zgjidhur kohë më parë pikërisht përmes dialogut. Ai bëri të ditur se ura do të hapet shumë shpejtë por nuk përmendi një datë të caktuar.
“Çështja e urës është e zgjidhur nuk mund të bëjmë dialog mbi dialog, marrëveshje mbi marrëveshje pra është hipokrizi kur thuhet kjo, po tingëllon qesharake. Shumë shpejtë(do të hapet). Është çështje e vlerësimit të institucioneve të sigurisë s’është çështje kohe por e vlerësimit mund të ndodh kurdo por është cështje e e vlerësimit. Sigurisht ajo ure do te hapet. Nuk mendoj se do të shkaktojë tensione sepse institucionet e Kosovës do të jenë shumë të kujdesshme”, tha Rexhaj për RTV21.
Bashkimi Evropian dhe KFOR ndërkohë iu kanë bërë thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të të kthehen në procesin e dialogut.
Deputeti i LDK-së Agim Veliu, thotë se hapja e Urës së Ibrit është e domosdoshme por që ky hap duhet të bëhet në koordinim me aleatët.
“Mendoj se çdo çështje qe është problematike duhet të zgjidhet në koordinim me miqt tanë përndryshe nëse nuk do ishin problematike d të zgjidheshin. Duke ditur historinë e asaj ure sigurisht që mund të ngris tensione hapja e saj”.
Kundër hapjes së urës kishte dalë Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë duke thënë se hapja e saj është “e panevojshme, e papranueshme dhe një lëvizje përshkallëzuese, që synon destabilizimin e mëtejmë të situatës në terren”, tha Veliu.
Vendimi për hapjen e urës së Ibrit u mor në prill të vitit të kaluar nga Kuvendi Komunal I Mitrovicës së Veriut. por deri më tani nuk janë marrë hapa drejt zbatimit të tij.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...