Lajme

Pushteti sërish në hall me kuorumin, opozita i bojkoton votimet e projektligjeve

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 01 March 2019

Vetëm një projektligj ka arritur të miratohet, të enjten, gjatë seancës plenare të Kuvendit. Të gjitha projektligjet e tjera kanë dështuar. Partitë në pushtet edhe gjatë sesionit pranveror po vazhdojnë të përballen me mungesë kuorumi. E opozita po vazhdon ta bojkotojë procesin e votimit, shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë, kanë mbetur pa u miratuar një mori projektligjesh, që nga viti i kaluar. Pa u përzgjedhur kanë mbetur edhe shumica e anëtarëve të bordeve të institucioneve publike, disa prej të cilëve as të enjten nuk i morën votat e mjaftueshme, duke i kthyer proceset në pikën “zero”.

Projektligji për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit për vitet ‘90 ishte i vetmi që arriti të merrte votat e mjaftueshme për miratim.

-Advertisement-

Ndërkaq, Projektligji për automjetet nxiti debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Iniciues i tij është deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera