Pushteti serb ua ndalon agjencive të transportojnë serbët me pasaporta të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 24 January 2024
Për herë të parë pas pesë vjetësh, nëna ime deshi të më vizitojë në Gjermani pas liberalizimit të vizave për pasaportat e Kosovës, por regjimi në Beograd edhe kësaj radhe vendosi një pengesë të re për serbët nga Kosova, shkruan Ivana Vukashinoviq nga Leposaviqi e cila jeton në Gjermani.
Beogradi zyrtar vazhdon të diskriminojë serbët nga Kosova. Përpos që ua mohon mundësinë e nxjerrjes së pasaportave standarde serbe për të cilat vlen liberalizimi i vizave, kjo qeveri i pengon ata të vijnë në Bashkimin Evropian përmes Serbisë me pasaporta të Kosovës. Me këto pasaporta nga janari mund të hyni në zonën Shengen pa vizë.
Agjencive turistike serbe verbalisht iu është ndaluar të transportojnë udhëtarët me kombësi serbe që kanë pasaporta të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian.
Serbëve nga Kosova u është mohuar e njëjta gjë që nga viti 2009, kur Serbia mori liberalizimin e vizave.
Që nga i njëjti vit, atyre u janë lëshuar pasaporta speciale të Administratës Koordinuese për të cilat nuk vlen liberalizimi i vizave, shkruan Vukashinoviq.
Për shkak të rrethanave të krijuara, si dhe vazhdimit të jetës në Kosovë, serbët nga Kosova janë të detyruar të përdorin dokumentet e Kosovës. Sidomos tani që Kosovës i është dhënë liberalizimi i vizave, pra pasi mbajtësit e pasaportave të Administratës Koordinuese mbetën të vetmit evropianë të cilëve iu mohohet e drejta e udhëtimit pa viza në vendet e Shengenit.
Se në çfarë mase po i bëhet padrejtësi serbëve nga Kosova dhe se sa e kanë të vështirë jetesën, tregon ajo çfarë ndodhi nënës së Dragana Vukashinoviqit, transmeton Paparaci.
Ajo po planifikonte të vinte në Gjermani, ku unë jetoj me nipërit e saj – fëmijët e mi, për herë të parë pas pesë vjetësh që unë jetoj në këtë vend, vazhdon Vukashinoviq tregimin e saj.
Nëna ime, e cila është shtetase e Serbisë me vendbanim në Kosovë, nuk mund të udhëtojë me pasaportë të Republikës së Serbisë – pra Administratës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi – pa marrë më parë vizë. Prandaj ishte logjike që ajo të vinte tek unë përmes një agjencie nga Novi Pazari dhe me pasaportë të Kosovës pa vizë.
Mirëpo, kur ajo duhej të rezervonte biletën, asaj iu është thënë se atyre iu është ndaluar një gjë e tillë.
Kam pasur disa biseda me drejtorin e agjencisë “Garo Reisen” dhe shoferët e kësaj agjencie si dhe “Pejiq Tours”. Të dyja agjencitë janë nga Novi Pazari.
Më është konfirmuar në mënyrë direkte se kanë urdhër verbal që të mos transportojnë shqiptarë apo serbë që udhëtojnë me pasaportë të Kosovës.
Jo vetëm që është diskriminim ndaj personave të kombësisë shqiptare, por edhe ndaj serbëve, gjë që më tronditi veçanërisht, aq më tepër që ne nuk kemi të drejtë për pasaportë serbe pa shenjën që është lëshuar nga Administrata Koordinuese për Kosovë e Metohi; dhe për më tepër, regjimi në pushtet në Serbi me sa duket na ndalon të jemi përdorues të shërbimeve të agjencive nga territori i Republikës së Serbisë nëse kemi pasaportë të Kosovës.
Është veçanërisht absurde që në këtë rast regjimi në pushtet nuk po i dëmton shqiptarët, por vetëm ne serbët.
Shqiptarët udhëtojnë pa problem përmes Serbisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke përdorur shërbimet e kompanive të tyre transportuese. Ata vijnë me autobus nga Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës.
Neve na është refuzuar sërish udhëtimi në vendet e Bashkimit Evropian.
Në fund, a duhet t’ju përkujtoj se i njëjti regjim, të cilin unë e perceptoj si tradhtar dhe diktatorial, nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013 dhe të gjitha marrëveshjet e tjera ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Jo vetëm që ishin një gabim politik, por këto marrëveshje çuan në pasoja të pamatshme që ne vetë po i shohim, përfundon rrëfimin e saj kjo serbe nga Leposaviqi e cila jeton në Gjermani.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...



































