Shëndetësi

Pushoni pa rrezikuar – alternativat natyrale për pilulat e gjumit

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 27 November 2017

Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë në jetë: jeni të shtrirë në orën 3:00 të mëngjesit, duke ia ngulitur sytë tavanit dhe duke i numëruar orët derisa ju duhet të zgjoheni dhe të funksiononi në botën e jashtme.

Problemi për të rënë në gjumë është tejet frustues, por edhe mund të jetë dëmtues i shëndetit tonë mendor dhe fizik nëse shndërrohet në problem kronik, transmeton Telegrafi.

Duke pasur këtë në mendje, nuk është çudi se shumë nga ne kërkojmë zgjidhje për këtë problem.

-Advertisement-

Çfarë nëse nuk jeni të përgatitur për rreziqet potenciale që i sjellin pilulat e gjumit?

Nëse jeni të dëshpëruar për të bërë gjumë kualitativ por e preferoni rrugën natyrale, atëherë njoftohuni me këto alternativa të pilulave të gjumit:

L-Theanine
Si komponent kryesor i çajit të gjelbër dhe çajit të zi, L-Theanina është diçka të cilën shumë njerëz e konsumojnë çdo ditë pa e kuptuar potencialin për efektet qetësuese. L-Theanina shpeshherë përdoret për relaksim, duke e bërë atë ilaç të përsosur para gjumit. Përpiquni të pini çaj të gjelbër pa kafeinë një orë para gjumit dhe shikoni a ka efekt. Nëse jo, mund të gjeni edhe kapsula me L-Theanine të cilat përmbajnë dozë më të madhe.

Meditimi
Ndoshta më natyrali nga të gjithë, meditimi shërben si mënyrë e mahnitshme për ta qetësuar trupin dhe mendjen, dhe për t’iu lënë në gjendje të përsosur për një gjumë paqësor gjatë natës. Ka shumë aplikacione telefoni të cilat ju ndihmojnë ta praktikoni meditimin nga shtëpia juaj.

Ndryshimi i shprehive të gjumit
Ndonjëherë mënyra më e lehtë për të bërë gjumë të mirë varet nga shprehitë e gjumit. Gjërat të cilat mund të kontribuojnë në kualitet të dobët të gjumit përfshijnë konsumimin e kafesë gjatë natës, ngrënien pak para gjumit dhe përdorimin e pajisjeve elektrike në shtrat.

Krijoni një rutinë të re dhe ndiqeni atë çdo natë. Kjo do të thotë t’i kryeni të gjitha përgatitjet e ditës së nesërme në natën paraprake, ndërsa një apo dy orë para gjumit t’ia dedikoni relaksimit me dush të ngrohët apo leximit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera