Rozë

Pushimet toskaneze të Obamave

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 22 May 2017

Teksa ish presidenti amerikan Barack Obama kaloi ditën e parë të pushimeve italiane të tyre në Toskanë, bashkëshortja Michelle është parë 70 miljë larg, në Montalcino.

Ish zonja e parë kishte veshur një këmishë rozë me një krahë, dhe xhinse e sandale të bardha, teksa vizitonë qytetin e bukur italian e shoqëruar nga skuadra e sigurisë. Më pas ajo ka shijuar një akullore italiane para se të hipte në makinë e të kthehej pranë të shoqit.

Ndërkaq, i shoqi i saj, Barack ka shijuar një ditë golfi në kursin ekskluziv të Castiglion del Bosco. Ai duket mjaft i qetë teksa është vetë në drejtimin e makinës së golfit, gjë që nuk i lejohej kur ishte president në Shtëpinë e Bardhë.

-Advertisement-

Kushtet e sigurisë në Toskanë janë rritur për ish presidentin e SHBA-ve, teksa mjaft kureshtarë kanë dalë për ti përshëndetur në pushimet e tyre 6-ditore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera