Lajme

Pushimet e shtrenjta të Haradinajt zemërojnë qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 05 January 2018

Media sociale në Kosovë po zien me zemërim pas raportimeve se kryeministri Haradinaj pushoi në një resort luksoz në Zvicër, pak ditë pasi dyfishoi rrogën e tij.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po kritikohet pasi u zbulua se pushoi në resortin e skive në St. Moritz në Zvicër – vendi i preferuar i mbretërve dhe yjeve të filmave.

“Ky i ashtuquajtur kryeministër… ishte dje çoban, dhe sot është në hotelin më të shtrenjtë në Zvicër. Kjo është arsyeja pse ai e rriti pagën e tij,” shkroi një qytetar i zemëruar në “Facebook”.

-Advertisement-

Sipas portalit “Insajderi”, hoteli në të cilin Haradinaj qëndroi në pushimet e tij dimërore me gruan, fëmijët dhe nipin, kushton mbi 80,000 franga zvicerane ose rreth 68,000 euro.

“Votoni sërish njerëz dhe mos harroni Ramushin, që dyfishoi pagën për të paguar 80.000 franga zvicerane për pushime”, komentoi një tjetër.

Megjithatë, gjatë një vizite të enjten në Gjakovë, mediat cituan kryeministrin të thoshte se ai kishte paguar për pushimet zvicerane me paratë e veta dhe se kushtonte 7,000 euro në total, jo sa raportoi media.

Lajmi i pushimeve zvicerane ka shkaktuar zemërim, pasi erdhi brenda një kohe të shkurtër kur Haradinaj dyfishoi rrogën e tij dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë, duke thënë se të ardhurat mujore të mëparshme prej 1,300 eurosh nuk ishin të mjaftueshme për të mbuluar as shpenzimet e tij për veshje.

Paga mesatare në Kosovë është rreth 350 euro.Pas njoftimit të rritjes së pagave, Haradinaj i tha televizionit publik të Kosovës: “Duhet të blej kravatë, duhet të blej këmishë…

Duhet të mbaj një lloj përgjegjësie”, një deklaratë e cila u bë virale dhe qytetarët me tallje dhuruan kravate, këmisha, lapsa, çorapë dhe madje edhe qindarka për kryeministrin.

Më 26 dhjetor, një grup qytetarësh lidhën rreth 300 kravata me rrethojën e ndërtesës qeveritare në Prishtinë si shenjë proteste. (Marrë nga Reporter.al)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera