Lajme

Pushimet e deputetëve shtyjnë seancën konstituive më 27 korrik

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 18 July 2017

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka paraparë që seanca konstituive e Kuvendit dhe votimit të Qeverisë së re të ndodhin më 27 korrik.

Një burim brenda Presidencës ka treguar për gazetën “Epoka e re” se këtë javë nuk do të mbahet seanca për shkak se rreth 40 deputetë gjenden jashtë vendit për pushime.

Edhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, kanë lënë të kuptohet se seanca pritet të mbahet javën e ardhshme.

-Advertisement-

Kurse kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se pretendimeve të PAN-it se i ka numrat më nuk u besojnë as militantët e vet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera