Rozë

Pushime luksoze për Ronaldon, shijon rrezet e diellit në jahtin 5.5 milionë paund (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 17 June 2022

Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, është duke shijuar rrezet e diellit në superjahtin e tij prej 5.5 milionë paund, pasi ka dërguar familjen me pushime në Majorka.

Ylli i Manchester United është duke bërë disa ditë pushime pas sezonit të tij të parë në Premier League. Në vitin 2020, 37-vjeçari vendosi që të shpenzonte para duke blerë jahtin 88 metra.

“The Sun” shkruan se Ronaldo së bashku me partneren, Georgina Rodriguez dhe fëmijët Cristiano Jr, Eva, Matteo, Alana, Martina dhe Bella, prej dy muajsh po shijojnë motin spanjoll në det të hapur.

-Advertisement-

Familja është duke qëndruar në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë e kureshtarëve. Madje në vendin ku po pushojnë, ata mbërritën me avionin privat prej 20 milionë paund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera