Rozë

Pushime ekonomike, por s’do ta besoni sa i kushtojnë çantat Inis Gjonit

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 09 September 2017

Ajo ka kohë që është tërhequr nga televizioni duke vijuar punën si regjisore në teatër. Megjithatë, Inis Gjoni vijon të tërheqë vëmendje përsa i përket jetës së saj private.

Vetëm pak kohë më parë, fotot e saj duke pushuar me të bijën në plazhin e Golemit bënë xhiron e rrjeteve sociale duke nxitur komente të shumta që pretendonin se regjisorja po bënte pushime ekonomike.

Megjitatë, mjafton t’i hedhësh një sy të shpejtë prolit të saj në Instagram për të kuptuar se Gjoni nuk ia kursen vetes luksin dhe as nuk ngurron ta shfaqë haptazi një gjë të tillë. Në disa foto të postuara, ajo shihet në makinë e saj luksoze, me bizhuteri të shumta dhe me çantën e saj Gucci që e ka në dy versione ngjyrash, që kushton plot 2’500 dollarë. Probleme parash? Mesa duket, aspak!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera