Kulturë

“Purgatory” me 28 nëntor publikon hitin “Retë e zeza”

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 22 November 2019

Bendi muzikor “Purgatory” në ditën e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor, sjellin këngën “Retë e zeza”.

Kështu ka paralajmëruar, anëtari i bendit, Valton Berisha përmes një postimi në profilin e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

Për të gjithë atë të cilët e duan muzikën rock, me 28 nëntor mund të dëgjojnë premierën e kësaj kënge.

-Advertisement-

Ndryshe, Grupi “Purgatory” është një prej rock bendeve kosovare më të pëlqyera të viteve 1990-ta. Hitet e tyre me të pelqyera të asaj kohë kanë qenë, ‘Largësia’, ‘Unë dhe ti’, ‘Jakup Ferri’, ‘Do t´i lutem qiellit’, ‘Shqiponjat’, ‘Sadija’, ‘Nëna’, ‘No Place for me in Heaven’, ‘Chaos – Kaosi’ dhe ‘Në stilin tonë’.

“Prugatory” me 6 shtator të këtij viti ishte rikthyer pas mbi 20 vite me koncertin tyre madhështore në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera