Pupovci: Plani strategjik do të ndikojë në ngritjen e cilësisë në arsim

Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 16 February 2022
Drafti i Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2022-2026 pritet të përfundojë në muajin prill të këtij viti.
Ministria e Arsimit, ka theksuar se ky plan është gjithëpërfshirës, ndërsa janë pesë fusha që janë caktuar si orientime kryesore në programin e Qeverisë për intervenim dhe zhvillim në sektorin e arsimit.
Drafti i Planit Strategjik të Arsimit 2022-2026 është bazuar në pesë fusha, sikur edhe në shumë dokumente, ligje, strategji e hulumtime të tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Planifikohet që ky dokument të finalizohet deri në muajin prill të këtij viti. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, foli për fushat kryesore që përfshihen në këtë dokument.
Zëvendësministri Pupovci, tha për Radio Kosovën, se ky plan do të ndikojë në ngritjen e cilësisë në arsim, nëse ai zbatohet.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nga Instituti “Edguard”, tha për Radio Kosovën se Suksesi i Planit Strategjik do të varet nga përkushtimi institucional për zbatueshmërinë e tij.
“Përfshirja e një numri të madh të hisedarëve në proces të zhvillimit të planit strategjik, besoj që do të sjellë një draft dokument që i përgjigjet problemeve të sektorit. Mirëpo, duhet të rikujtomë që suksesi i PSAK është në përkushtimin institucional në zbatimin e tij, pra, objektivat në dokument kanë kuptim vetëm kur mirë delegohen, duhet të dimë adresën e saktë të zbatuesve.”, tha ai.
Hartimin e Planit Strategjik të Arsimit 2022-2026, e ka mbështetur GIZ-i gjerman përmes ekspertëve, ndërsa për secilën fushë janë formuar grupet e punës, ku përveç zyrtarëve të Ministrisë, janë të përfaqësuar edhe komuniteti akademik, shoqëria civile, sindikatat dhe mësimdhënësit.

Të tjera
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin ...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...