Lajme

Pupovci për shkollat e Erdogan: Fondacioni Mariff ka për qëllim të propagojë arsimin turk

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 12 December 2017

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi të hënën në Prizren një shkollë turke, të hapur me kërkesë të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Aty, Haradinaj zgjodhi të thotë fjalë të mëdha, madje edhe ta lavdërojë plan-programin e kësaj shkolle. Eksperti i Arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se shkollat turke nuk janë më të mirat në botë. Ai e pranon se qëllimi i tyre është që t’i kundërvihet shkolla të financuara nga Fetullah Gulen që operojnë në Kosovë.
Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, nuk kurseu fjalët miradije gjatë qëndrimit të tij kur u bë të hënën hapja e shkollës fillore Mariff në Prizren. Tha se kjo shkollë ka nivel të lartë të edukimit dhe se hapjes së të njëjtave u gëzohen të gjithë.

Dukagjin Popovci, njohës i çështjeve të Arsimit, tha për Express se shkollat që përkrahen nga qeveria turke nëpërmjet fondacionit Mariff kanë për qëllimi propagandimin e arsimit turk. Popovci thotë se këto shkolla janë sekulare dhe se nuk janë mejtep apo fetare, edhe pse muaj më parë Ministria e Arsimit në Turqi e kishte hequr nga kurrikuli teorinë e evolucionit. Këtë veprim, opozita turke e kishte ndërlidhur me agjendën islamike të Erdogan.

“Po, ajo nuk është shkollë mejtep por është shkollë e gjithanshme turke por që qeveria turke i mbështet nuk e ka kuptimin e mejtepit por është shkollë jo fetare. Kanë cilësinë e shkollave private, sipas ligjit, shkollë private ka të drejtë të hap çdo person fizik dhe juridik, vendor dhe i huaj në këtë rast këto i ka hap ky fondacioni Mariff pas të cilit qëndron qeveria turke edhe me siguri që qëllimi i këtij fondacioni Mariff është që ta propagandoj arsimin turk anë e kënd botës”, u shpreh Pupovci.

-Advertisement-

Në Kosovë që nga paslufta, kanë operuar shkolla të një turku tjetër, Fetullah Gulen, dikur shok e tani armik i presidentit turk.

Gulen i cili është një klerik mysliman me ndikim, nga autoritetet turke akuzohet se qëndron prapa grusht shtetit të dështuar që ndodhi vitin e kaluar në Turqi dhe përpjekjes për të shkatërruar regjimin e Erdoganit. Në shkollat e drejtuara nga kleriku mysliman, janë edukuar edhe fëmijët e politikanëve kosovarë, përfshirë edhe djalin e Presidentit Hashim Thaçi.

Popovci, thotë se edhe hapja e shkollave nga qeveria turke ka për qëllim kundërvënien ndaj fondacionit tjetër, pra atij të Gulenit.

“…pra është njëfarë qëllimi por këto janë shkolla sekulare”, shprehet tutje ai.

Kryeministri Haradinaj tha të hënën se kjo shkollë krijon mundësi për fëmijët në Kosovë që ata të mësojnë me standarde të larta dhe me një program të mirë të edukimit. Popovci thotë se nuk shumë ka shumë njohuri për plan-programet e tyre.

“Unë nuk kam njohuri për plan-programet e tyre por këto shkolla janë aq të mira sa është sistemi i arsimit i mirë Turqi. Turqia ka një sistem të arsimit relativisht solid nuk është më i mirë në botë por është më i avancuari se i yni”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, qeveria turke me një presion të shtuar, në vazhdimësi, i ka bërë thirrje asaj të Kosovës që t’i mbyll të gjitha shkollat e Fetullah Gulenit.

Shkollat që janë kërkuar të mbyllën në Kosovë për më shumë se të gjashtën herë nga Erdogani, janë shkollat ku janë shkolluar e po shkollohen shumë fëmijë të politikanëve, udhëheqësve kosovarë si dhe fytyra të tjera publike në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera