Lajme

Punimet në Termokos, mbyllet në vikend një rrugë e qendrës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 11 May 2023

NP “Termokos” SH.A., njofton opinionin se këtë fundjavë, më 13 dhe 14.05.2023, për shkak të punimeve, që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”, përkatësisht kryqëzimi i saj me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.

“Të vetëdijshëm për pengesat në lëvizjen e lirë, që mund të shkaktohen gjatë këtyre dy ditëve, kërkojmë mirëkuptimin e bashkëqytetarëve tanë” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera