Lajme

Punimet në pishinën e Gërmisë, drejtori Rugova sjell detajet

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 20 May 2023

Pas shumë viteve, pishina e Gërmisë do të marrë pamje të re këtë sezon. E gjithë kjo falë punës së Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Drejtorisë së Sportit, Granit Rugova ka inspektuar sot punimet që po bëhen në këtë hapësirë, teksa është përkujdesur të sjell edhe disa pamje gjatë punimeve.

“Pishina e Gërmisë, amfiteatri dhe fushat sportive po bëhen gati për qytetarët, me pamje krejtësisht tjetër, pas investimeve të Drejtorisë për Sport dhe Komunës së Prishtinës. Pishina e Gërmisë do të jetë vendtakimi më i “nxehtë dhe freskues” i kësaj vere për qytetarët tanë. PRISHTINA, qytet i SPORTIT.”, thuhet në postimin e Rugovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera