Lajme

Punëtorja e komunës rrihet nga ish i fejuari

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 08 July 2017

Konflikti rreth ndarjes së një çifti ka degjeneruar në një përleshje mes tyre në ambientet e komunës së Ferizajt dhe jashtë saj.

KALLXO.com ka mësuar se në një incident gjatë së premtes, një zyrtare e komunës së Ferizajt është sulmuar nga ish i fejuari i saj.

Para sulmit fizik, Zyrtarja e njërës nga drejtoritë komunale e ka denoncuar rastin në policinë e Kosovës e cila është përfshirë në hetimin e ngjarjes.

-Advertisement-

KALLXO.com mëson se këtij konflikti i ka paraprirë një debat i ashpër në ambientet e drejtorisë së gjeodezisë ndërsa është bartur jashtë ambienteve të komunës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i komunës së Ferizajt, Shukri Jashari.

“Dje është pranuar një kallëzim penal në lidhje me ketë ngjarje”, ka thënë Jashari. Ai ka sqaruar se incidentit të rrahjes i ka paraprirë një fjalosje në ambientet e komunës.

“Ka pasë edhe një rast tjetër i cili i ka paraprirë këtij rasti të cilin jemi duke e hetuar”, ka thënë Jashari.

Ai sqaruar se pas konflikti verbal në komunë zyrtarja është sulmuar fizikisht nga ish i fejuari jashtë ambienteve të komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera