Lajme

Punëtorja e çerdhes goditet me thikë nga tri gra, sulmueset thërrisnin “Allahu do të të marrë”

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 07 June 2017

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Karrien Stevens, i cili drejton një çerdhe Little Diamonds në Hermon Hill, Londër konfirmoi se një anëtare e stafit, në të 30-tat, ishte goditur nga tri gra ndërsa ishte në rrugë për të punuar këtë mëngjes.

Viktima ishte duke ecur poshtë Wanstead High Street në veri të Londrës, kur ajo ishte sulmuar nga tri vajza dhe goditur me thikë, sipas shefit të saj.

Besohet se viktima ishte therur nga prapa pasi sulmuesit e saj thërrisnin ‘Allah’, megjithatë policia nuk e trajton atë si një incident terrorist.

-Advertisement-

Prindërit e fëmijëve në zonë kanë pranuar email me anë të së cilit janë informuar se shkollat ishin mbyllur pas sulmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera