Lajme

Punëtori sulmon menaxherin, arrestohet nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 26 January 2022

Një person i dyshuar është arrestuar dje në Fushë Kosovë.

Kjo pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht menaxherin e tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 25.01.2022 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht menaxherin e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera