Lajme

Punëtori që vdiq sot po punonte në kompaninë ‘Al Trade’

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 24 May 2018

Në mëngjesin e sotëm një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë, përderisa ishte duke punuar në një objekt shumëkatësh.

Në këto foto të siguruara nga portali Veriu.info, viktima shihet e mbulur me një batanije në vendin tragjik, përderisa në vendin e ngjarjes janë prezent edhe policia.

Siç mëson Veriu.info tashmë i ndjeri ishte duke punuar në kompaninë ‘Al Trade’, e cila po e ndërton këtë objekt në Fushë Kosovë për një kompani tjetër.

-Advertisement-

Veriu.info ka kontaktuar me kompaninë ‘Al Trade’, ku zyrtari përgjegjës për komunikim me media, Herolind Jasiqi, ka thënë se është duke shkuar në punë dhe nuk ka informacion se çka ka ndodhur, por që do të jep informacione pas gjysmë ore. Mirëpo, më pas nuk e ka hapur telefonin.

Ndërkaq, Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se ekipet e mjekëve emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 07:30 kemi marrë informacionin në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, se një person ka rënë nga lartësia. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka iniciuar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim e policisë.

Ndryshe, kompania ‘Al Trade’ është në pronësi të Bajram Gashanit dhe ka kapital milionësh. Kjo kompani merret me ndërtimi i objekteve banesore dhe jobanesore, blerje dhe shitje të patundshmërive, tregti me shumicë të drurit, materialeve të ndërtimit dhe pajisjeve hidrosanitare, këshillim për biznese dhe për manaxhim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera