Lajme

Punëtori i ndërtimit bie në kontakt me rrymën, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 20 August 2019

Një person në Prizren, derisa ishte punuar në ndërtimin e një shtëpie, dyshohet nga pakujdesia ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka pësuar lëndime.

Viktima fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorati i punës dhe një ekip i KEDS-it, njofton Policia.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera