Lajme

Punëtorët teknik të UP-së protestojnë, paralajmërojnë bllokim të sistemit

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 26 January 2021

Punëtorët teknik të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë duke protestuar para Rektoratit të Universitetit.

Punëtorët janë duke protestuar për shkak se ende nuk e kane marrë pagën e muajit dhjetor 2020, dhe për mos pajisje me kontrata të punës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili ishte në protestë, tha se nëse kërkesat e punëtorëve nuk plotësohen deri në ora 14:00, atëherë do ta bllokojnë gjithë punën, transmeton telegrafi.

-Advertisement-

“Subjektet politike po bëjnë shumë premtime, ky është realiteti. Këtë gjendje e kanë pru të gjithë ata që sot po krekosën. Ne do ta bllokojmë të gjithë sistemin, nuk mund të qëndrojmë duke kërkuar lëmoshë, shteti ka dështuar sa i përket plotësimit të kushteve për sektorin privat. Ne po kërkojmë të drejtën tonë. Nëse sot deri në ora 14:00 nuk do të ketë realizim të kërkesave, ne do ta bllokojmë gjithë punën”, theksoi ai.

Protesta është duke vazhduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera