Punëtorët teknik të shkollave do vazhdojnë grevën derisa t’i marrin pagat
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 18 October 2017
Sindikata se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës së bashku me përfaqësuesit e punëtorëve teknik të gjashtë shkollave të komunës së Prishtinës kanë marrë vendim që të vazhdojnë grevën deri në marrjen e pagave të tyre.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha për gjendje alarmante të punëtorëve teknik fajtor kryesor është Qeveria e Kosovës e cila nuk i ka alokuar mjetet tek komuna e Prishtinës.
Azemi duke i mbështetur punëtorët teknik ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojnë të punojnë nëse pagat nuk i marrin dhe nuk zbatohet ligji dhe marrëveshja kolektive.
“Ne për këtë ngufatje të gjendjes çfarë jemi, fajtore kryesor sipas informatave zyrtare është Qeveria e Kosovës për të cilën nuk i ka alokuar mjetet tek komuna e Prishtinës dhe komuna e Prishtinës t’i dedikoj paratë tek kompania dhe kompani t’i përcjell tek punëtorët. Ne aty ku jemi organizuar kemi bërë të dijshëm se nuk do të punojmë për asnjë sekondë në asnjë shkollë, në asnjë kompani nëse pagat dhe nuk zbatohet ligji dhe marrëveshja kolektive”, tha Azemi.
Ai po ashtu tha se për krerët e shtetit nuk kanë nevojë për alokim të mjeteve derisa për ata që iu shërbejnë atyre ka pengesë për alokim të mjeteve.
“Kryeministrit, kryetarit të shtetit, kryeparlamentarit dhe të gjitha institucioneve tjera edhe kryetarit të komunës së Prishtinës do të thotë ata nuk kanë nevojë për mjete sepse asnjëherë nuk po bëhet pengesë alokimi i mjeteve. Do të thotë për ata të cilët ne shërbejmë nuk ka pengesa për alokimin për ne ka pengesa për alokimin”, tha ai.
Ai tha se gjendja e punëtorëve është e tmerrshme pasi që ata kanë edhe kredi dhe banka po i sanksionon ata për shkak të mos pagesës së kësteve.
Ndërkaq,përfaqësuesi i punëtorëve teknik i gjashtë shkollave të Prishtinës, Milaim Sopi është deklaruar se do të vazhdojnë grevën derisa t’i marrin pagat e tyre për muajt e mbetur pa paguar.
Ai po ashtu tha se atyre nuk iu intereson fajtori i kësaj gjendje, por iu intereson vetëm t’i marrin pagat e tyre dhe t’i paguajnë kredit në bankë.
“Ne gjendemi në grevë dhe do të rrimë në grevë derisa ti marrim pagat tona, ne faktikisht nuk po na intereson kush është fajtori, neve na interesojnë vetëm pagat tona, t’i marrim pagat tona , t’i paguajmë kreditë që i kemi nëpër bankat tona dhe asgjë tjetër”, tha ai.
Ai tha se probleme për rrogat e tyre kanë pasur edhe për muajin gusht, ku u detyruan që të organizojnë grevë për të arritur qëllimin e tyre për marrjen e pagës.
Ndryshe, 74 punëtorët teknik të gjashtë shkollave fillore të komunës së Prishtinës kanë hyrë përsëri në grevë për shkak të mos marrjen e pagave të tyre për muajin gusht dhe shtator.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...