Lajme

Punëtorët teknik të shkollave ende në grevë për pagat

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 14 September 2017

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës njofton se sot kryetari i kësaj Sindikate Jusuf Azemi me përfaqësuesit e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Asim Vokshi ”, “ Gjergj Fishta”, “ Dardania ”, “ Ismail Qemaili”, “ Pjetër Bogdani” , të cilët janë duke bërë grevë në lidhje me pagat.

“Të gjithë përfaqësuesit e shkollave përcollën mesazhet e punëtorëve se  nuk lëvizin nga greva për derisa nuk realizohet pagesa e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Në komunikatë theksohet se të gjithë drejtorët e shkollave po sillen mirë me grevistët dhe po tregojnë solidaritet,  por një mbështetje e fuqishme po u vjen edhe  nga punëtorët  e arsimit gjegjësisht mësimdhënësit.

-Advertisement-

“Kështu do të veprohet deri me 18 shtator, pas kësaj date nëse pagat nuk paguhen atëherë do të ndryshojë strategjia e grevës”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera