Lajme

Punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë pritet të hyjnë në grevë, shkak pagat e ulëta

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 01 February 2024

Nga e hëna punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë do të hyjnë në grevë, për shkak të pagave të ulëta, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, i cili tha se shumë shkolla në kryeqytet do të mbeten pa shërbimet e punëtorëve teknik.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik, pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Këta punëtor kanë marr vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme, ftojnë komunën që të gjejnë punëtor tjerë sepse këta më nuk don t’i kthehen punës me kto paga, vendim i të gjithë punëtore në mënyrë unanime”, ka shkruar Azemi.

-Advertisement-

Ai gjithashtu, krahas këtij njoftimi ka paraqitur një dëshmi, ku punëtorët teknik të një shkolle në Prishtinë kanë njoftuar se do të hyjnë në grevë.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera