Lajme

Punëtorët shëndetësorë sërish në grevë 8-orëshe

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 02 December 2021

Punonjësit shëndetësorë kanë hyrë sërish sot në grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm. Grevë ishte mbajtur edhe të enjten e kaluar.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së kishte kërkuar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, me qëllim që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorë të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament.

Mirëpo, takimi i kërkuar nuk ka ndodhur dhe sot punëtorët shëndetësorë sërish kanë hyrë në grevë prej orës 07:00.

-Advertisement-

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar të mbajë grevë tetë orëshe pranë institucioneve shëndetësore”, thuhet njoftimit.

Duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera