Punëtorët shëndetësorë pezullojnë grevën, shkak situata epidemiologjike
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 17 December 2021
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se kanë pezulluar grevën e paralajmëruar për 21 dhjetor 2021.
Përmes një njoftimi për media ata kanë bërë të ditur se grevën do ta pezullojnë për shkak të situatës epidemiologjike në vend.
“FSSHK njofton opinionin e gjerë se të Hënën me datë 20.12.2021 do të takohen me Ministrin e Shëndetësisë të Martën me Komisioni për Shëndetësi dhe presim takim me Kryeministrin Kurti ashtu siq është prononcuar në media. Në fund FSSHK me këtë Vendim tregon se NUK KA TËRHEQJEN NGA GREVA POR VETËM PEZULLIM TË PËRKOHSHËM, e kjo sepse nuk dëshirojmë ti lëmë pacientët ashtu siq po na lë neve Qeveria”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u nisur nga situata e rëndë epidemiologjike në vend duke u nisur nga raportet e ardhura nga QKMF-të, Repartet Pediatrike të Spitaleve dhe Klinikës së Pediatrisë,merr Vendim që Grevën e Përgjithshme e paralajmëruar për datën 21 Dhjetor 2021 pezullohet deri në një Vendim tjetër të Këshillit Drejtues në Janar 2022.
FSSHK kishte shpresuar që buxheti për vitin 2022 do të votohet me datë 22 Dhjetor 2021 andaj edhe ka kërkuar që të zhvillojë takime me Ministrin e Shëndetësisë, Ministrin e Punëve të brendshme dhe administratës,Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Komisioni Parlamentar për buxhet dhe financa,pasi që buxheti votohet sot edhe njëherë në interest të pacientëve e PEZULLON këtë Grevë të Përgjithshme.
FSSHK njofton opinionin e gjerë se të Hënën me datë 20.12.2021 do të takohen me Ministrin e Shëndetësisë të Martën me Komisioni për Shëndetësi dhe presim takim me Kryeministrin Kurti ashtu siq është prononcuar në media.
Gjatë këtyre takimeve FSSHK para Ministrit të Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Shëndetësi do të shpalos edhe njëherë kërkesat për miratimin e Ligjit të Pagave dhe kërkesën për rritje të pagave prej 50% për të gjithë të punësuarit në institucione publike shëndetësore.
Në fund FSSHK me këtë Vendim tregon se NUK KA TËRHEQJEN NGA GREVA POR VETËM PEZULLIM TË PËRKOHSHËM, e kjo sepse nuk dëshirojmë ti lëmë pacientët ashtu siq po na lë neve Qeveria.
Të tjera
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...