Lajme

Punëtorët shëndetësore kërcënojnë Hotin: Do të bllokojmë punën në spitale

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 18 September 2020

Punëtoret shëndetësorë kanë shprehur revoltën e tyre përmes peticionit të dorëzuar sot ne qeverinë e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Përmes këtij peticioni Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar edhe një herë nga qeveria e Kosovës shtesat prej 300 euro në paga.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton se pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar Peticionin e punëtorëve shëndetësore dhe stafit mbështetës të realizuar nga data 14.09.2020. Përmes Peticionit punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës kanë shprehur revoltën e tyre për mos realizimin e Vendimit të Qeverisë të datës 29.07.2020 me nr.05/18 për shtesën në pagë prej 300.00 euro për muajt korrik dhe gusht 2020”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu FSShK ka thënë se nëse qeveria nuk merr seriozisht nënshkrimet e punëtorëve shëndetësorë në këtë peticion ata do të ndalojnë punën duke bllokuar sistemin shëndetësore në kohë pandemie.

“Andaj në qoftë se nuk merren seriozisht nënshkrimet e punëtorëve shëndetësor dhe stafit mbështetës në drejtim të realizimit të kësaj të drejte, FSSHK nga e Hëna do të dal me veprime konkrete duke filluar nga dorëzimi i mjeteve transportuese të emergjencës, dorëzimi i mjeteve për pastrim nga ana e punëtorëve të higjienës, mos funksionimi i sistemeve teknike dhe sigurimi i objekteve shëndetësore, të gjitha këto bijnë në përgjegjësinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngase ne e kemi konsumuar dialogun social”, thuhet në njoftimin e FSShK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera