Lajme

Punëtorët shëndetësor nisin të marrin pagat pas gjashtë muajve

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 29 October 2017

Disa prej punëtorëve në Qendrën Familjare ‘Pajazit Ahmeti’ në Cërnic të Gjilanit kishin mbetur pa paga për rreth gjashtë muaj. E një gjë e tillë sigurisht kishte shqetësuar vetë punëtorët madje sipas tyre përveç që nuk janë paguar, nuk kishin marrë madje as ndonjë arsyeje.

Qendra Familjare në Cërnic të Gjilanit ishte projekt i Komunës së Gjilanit dhe Organizatës Joqeveritare, Caritas Kosova.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan fajin ia kishte hedhur Ministrisë së Shëndetësisë për mos-bartjen e fondeve të nevojshme, po ashtu edhe Caritasit që nuk e ka bartur pjesën e saj në vlerë prej 24 mijë eurove.

-Advertisement-

Por, dy javë pasi është publikuar artikulli në Indeksonline për vonesën e pagave, tashmë si duket gjerat kanë nisur të bien në binarë dhe se punëtorët kanë marrë disa paga.

Sipas Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Nexhat Hajrullahu tashmë pagesat e mbetura janë duke u kryer dhe se pjesën e mbetur Ministria e ka bartur dhe shpejtë pritet që edhe disa paga të realizohen.

Në një përgjigje për Indeksonline, Hajrullahu ka konfirmuar se janë prapa me paga por që sipas tij ana pozitive e kësaj është se tashmë kanë kryer shumë shërbime përmes këtij stafi të angazhuar dhe se me gjithë vonesat ata kanë marrë pagat e tyre sipas rrethanave buxhetore në komunë dhe qeveri.

“Zhurma e madhe që po bëhet nuk besoj që i kontribuon lehtësimit dhe cilësisë së shërbimeve. Mos të harrojmë se kemi shumë kuadro të papunë dhe të paangazhuar, që nuk kanë rast as praktikë të kryejnë dhe ky projekt me të gjitha të metat, i ka anët e veta pozitive”, ka thënë Hajrullahu.

Sipas tij, më e rëndësishme është përvoja që njerëzit kanë mundësinë të marrin në këtë QKMF se sa marrja e pagave.

I kontaktuar kohë më parë nga Indeksonline, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë kishte theksuar se punëtorët e QKMF-ve dhe ata të QMF-së, marrin pagat nga Komunat përkatëse dhe jo nga Ministria. Prandaj, sipas tij një llogari e tillë i përket Komunës së Gjilanit.

Pasi kjo qendër ishte projekt i përbashkët mes Komunës së Gjilanit dhe Organizatës Joqeveritare, Caritas Kosova, Indeksonline kishte pyetur edhe këta të fundit për vonesën e pagave.

Përfaqësuesi i Caritas-it, njëherësh Koordinator i Projektit Shëndetësor në Gjilan, Pal Baftiu, kishte kundërshtuar deklaratën e dhënë nga Hajrullahu, sipas të cilit nuk është e vërtetë.

Ai madje ka bërë të ditur se Caritas nuk kanë asnjë lloj borxhi dhe se marrëveshja e tyre e cila parashihej të ishte një vit, ka përfunduar para kohe, pra në muajin prill për shkak të pakënaqësive në drejtim të komunës.

Sipas tij marrëveshja e organizatës joqeveritare Caritas me Drejtorinë e Shëndetësisë në Gjilan ka përfunduar me datën 30 prill të këtij viti dhe se çdo obligim financiar nga ana e tyre është kryer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera