Fokus

Punëtorët që dhanë jetën për një copë bukë

Autori: Lindita Berisha 12:07 | 19 September 2019

Behram Behrami, nuk arriti në shtëpi si zakonisht mbrëmjen e 12 shtatorit. 60 vjeqari nga Mitrovica me të përfunduar punën në ndërtesën shumëkatëshe në rrugë “Robert Doll” në Prishtinë, ra nga kati i shtatë i ndërtesës ku humbi edhe jetën.

Vdekja e Behramit sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës cilësohet si e dyshimtë. Por shkaktari kryesorë po konsiderohet mungesa e sigurisë në vendin e punës.

Për këtë arsye, bashkë me këtë vetëm në vitin 2019 kanë humbur jetën 15 punëtorë, shkruan gazeta inFokus.

Në një raport të sindikatës, në të cilin janë listuar emrat e të gjithë qytetarëve që vdiqën në vend pune, të cilin e ka siguruar Gazeta inFokus, thuhet se Erza Hyseni  22 vjeçare nga qyteti i Vushtrrias ishte viktima e parë e cila vdiq duke punuar në një kafiteri në qytetin e Vushtrris.

Por nuk ishte vetëm Erza e cila pësoj teksa  po punonte në kafiteri.

29 vjeçari Lirim Hysenaj ishte viktima e dytë e cila humbi jetën me datën 1 shkurt të këtij viti në qytetin e Shtimes duke punuar kamerier, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, në muajin shkurt të këtij viti e humbën jetën edhe dy qytetarë të tjerë, E.L 52 vjet nga Prishtina teksa po punonte në një kompani pastrimi dhe Krenar Jemini nga Suhareka 20 vjeqar humbi jetën në Lipjan në një pompë të derivateve.

Ndërkaq, puna në kazino brenda 2 ditëve ua mori jetën dy personave thuhet në raportin e SPSPK-së.

Jetmir Alijaj 32 vjeçar nga Suhareka dhe Florent Ahmetaj 36 vjeçar Skenderaj humbën jetën në vendin e punës në kazino.

Alijaj humbi jetën në një kazino në Suharekë me 17 mars kurse Ahmetaj në Lipjan me 19 mars 2019.

Një rast tjetër i vdekjes së 51 vjeqarit, Afrim Gashi nga Klina u shënua me 21 mars të po këtij viti.

Visar Behrami ishte viktima e radhës n, megjithëse nuk ka të dhëna të sakta për punën që bënte 27 vjeçari nga Mitrovica, por që humbi jetën me 23 prill.

Ndërkaq, teksa po punonte në kompaninë Bektell-enka e humbi jetën 48 vjeqari, Hamdi Sallahaj nga Prizreni me datën 21 maj të vitit 2019, thuhet në raport.

Naim Emini nga Podujeva ishte viktima e 10- të të cilës ja mori jetën puna të cilën e punonte. Ai mbeti i vdekur në vendin e punës në Fushë Kosovë me 31 maj të këtij viti.

E Qamil Bradei nga Mitrovica, i cili punonte në një kompani private humbi jetën në vendin e punës. Është ky 57 vjeqari që humbi jetën Kopiliq të Skenderajit me 10 qërshor të këtij viti, tregohet në raportin të cilin e siguruar gazeta inFokus nga SPSPK.

Brenda ditës së 1 korrikut mbetën të vdekur dy persona në autoudhë derisa po punonin në një Agjension Turistik, shkruan gazeta inFokus.

Arjanit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni ishin viktimat të cilët pësuan në këtë tragjedi, thuhet në raportin e SPSPK-së.

Rasti i fundit është ai ku rryma e la pa jetë viktimën me inicialet B.E nga komuna e Gjilanit teksa po punonte në qytetin e Vitisë.

Viktima e humbi jetën datën e 21 gushtit të vitit 2019, raporton SPSPK. /Gazeta inFokus/.

Të tjera