Lajme

Punëtorët në dilemë, a do t’i marrin edhe 170 euro nga shteti?

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 01 June 2020

Një dilemë e madhe i ka kapluar punëtorët të cilëve Qeveria e Kosovës u ka premtuar se do t’ua paguaj për dy muaj nga 170 euro, për shkak të krizës me të cilën po përballen bizneset në kohë pandemie.

Në një prononcim për gazetën inFokus, zëvendës ministri i Financave të Kosovës, Agim Krasniqi ka sqaruar se punëtorët në vështirësi financiare do të mbulohen nga pakoja emergjente për dy muaj.

Kështu ai i ka dhënë fund dilemës së ngritur tek punëtorët nëse pagesa prej 170 euro ka përfshirë muajin prill dhe maj.

-Advertisement-

Krasniqi ka thënë, që masa 3 e Pakos Emergjente e përcaktuar për të ndihmuar bizneset në vështirësi, sipas vendimit është paraparë të jetë për dy muaj, prill dhe maj, por jo edhe për mars.

Kësisoj, Krasniqi ka thënë që pagesat për muajin prill ende nuk janë kryer në tersi dhe rrjedhimisht nuk kanë filluar ato të muajit maj, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Krasniqit, kur të përfundoj pagesa për muajin prill, do të duhet të rishikohet buxheti e të mbushet fondi i MEPTINIS.

E kur të mbushet fondi, atëherë do të fillojnë edhe pagesat për 170 euro, për muajin maj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera