Lajme

Punëtorët e terminalit në rrugë, presin zgjidhje nga institucionet

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 09 July 2022

Deri para 13 ditësh ekzistonte vetëm një ndalesë. Por që nga kjo kohë, kjo hyrje u ndalohet edhe atyre që ishin të autorizuar.

Përfundimi i afatit të licencës të terminalit doganor në Podujevë ka mbyllur pothuajse të gjitha zyrat në këtë objekt.

Oraret e punëtoreve dhe shërbimet që ofroheshin këtu, tashmë i përkasin së kaluarës.

-Advertisement-

Për afro dy javë, mbi 50 punëtorë të këtij terminali kanë mbetur pa punë.

Tash një pjesë të kohës së tyre, ata e kalojnë në rrugë, në kërkim të një vendi pune.

Pasi kanë mbetur në një gjendje të rëndë ekonomike e sociale, këta po mendojnë për një zgjidhje të zorit.

Edhe për Nazmi Kosumin, si anëtari i vetëm i familjes që merrte pagë, mbetja pa punë ia ka vështirësuar jetën.

Me shumë obligime për t’i përmbushur, ky thotë se këtë gjendje nuk mund ta durojë gjatë.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar janë angazhuar edhe nga Komuna e Podujevës, të cilët po shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë.

Lokacioni i caktuar për n

Gazetar: Çlirimtar Morina

Punëtorët e terminalit në rrugë, presin zgjidhje nga institucionet

Deri para 13 ditësh ekzistonte vetëm kjo ndalesë. Por që nga kjo kohë, kjo hyrje u ndalohet edhe atyre që ishin të autorizuar.

Përfundimi i afatit të licencës të terminalit doganor në Podujevë ka mbyllur pothuajse të gjitha zyrat në këtë objekt.

Oraret e punëtoreve dhe shërbimet që ofroheshin këtu, tashmë i përkasin së kaluarës.

Për afro dy javë, mbi 50 punëtorë të këtij terminali kanë mbetur pa punë.

Tash një pjesë të kohës së tyre, ata e kalojnë në rrugë, në kërkim të një vendi pune.

Pasi kanë mbetur në një gjendje të rëndë ekonomike e sociale, këta po mendojnë për një zgjidhje të zorit.

Edhe për Nazmi Kosumin, si anëtari i vetëm i familjes që merrte pagë, mbetja pa punë ia ka vështirësuar jetën.

Me shumë obligime për t’i përmbushur, ky thotë se këtë gjendje nuk mund ta durojë gjatë.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar janë angazhuar edhe nga Komuna e Podujevës, të cilët po shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë.

Lokacioni i caktuar për ndërtimin e terminalit të ri shtetëror, është në hapësirën e parkut industrial. Por, për përfundimin e punimeve, televizioni mëson se nevojiten rreth tri vjet.

Ndërtimin e terminalit të ri shtetëror, është në hapësirën e parkut industrial. Por, për përfundimin e punimeve, televizioni mëson se nevojiten rreth tri vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera