Punëtorët e Telekomit pa paga nga janari
Autori: H. Smajli
15:34 | 23 February 2021
3 mijë e 400 Punëtorë të Postës dhe Telekomit të Kosovës që nga muaji janar kanë mbetur pa paga, shkruan Gazeta inFokus.
Ata të martën përmes një letre publike dërguar U.d Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit kanë kërkuar që të shpëtojnë Telekomin e Kosovës pasi që sipas tyre është drejt fundosjes.
Në një pikë të kësaj letre ceket që gjysma e punëtorëve të kësaj ndërmarrje publike kanë mbetur pa paga që nga muaji janar.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, të kësaj ndërmarrje publike, Lamih Balaj në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se kanë mbetur pa paga, 2 mijë e 300 punëtorë të Telekomit dhe 1 mijë e 100 punëtorë të postës.
“Janë 2300 punëtorë të Telekomit dhe 1100 të postës që kanë mbetur pa paga prej muajit janar. Dhe është bërë një vit që punëtorët e Telekomit asnjëherë nuk i kanë marrë pagat me kohë”, ka thënë Balaj.
Kjo është thirrja publike që sot gjatë ditës kjo sindikatë i ka bërë krerëve të shtetit që të marrin masa dhe të shpëtojnë Telekomin./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
BE ”shuan” shpresat për Shqipërinë
Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar r...
-
Gjest i fisnik i familjes Hoti, falë gjakun e 4 vjeçarit
Familja e 4-vjeçarit që vdiç dje pasi u aksidentua nga një makinë, sot ia ka ...
-
Publikohen pamje të rralla: Fjalimi emocionues i vajzës së Adem Jasharit në vitin1998 para ushtarëve të UÇK-së
Ajo nuk kishte disa muaj që kishte humbur gjithë antarët e familjës në një pë...
-
Meliza Haradinaj reagon pasi kandidatja e AAK-së tha se ajo u bë deputete duke manipuluar me vota
Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kandi...
-
Përplasja mes kamionit të betonit dhe veturës, Polica jep detaje
Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:06 në Rrugën B ndërmjet një kamioni të ...
-
Marsi i lavdisë dhe krenarisë kombëtare, marsi i Jasharëve
Kanë kaluar plotë 23 vjet nga dita kur barbarisht u sulmua familja Jashari ng...
-
Numri i të vdekurve në Itali më 2020, më i larti që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të COVID-19
Italia regjistroi më shumë vdekje në vitin 2020 se çdo vit tjetër që nga Luft...
-
Shpallet fituesi i aeroportit të Vlorës/ Do ta ndërtojë kompania shqiptaro-turke, pjesë edhe Behgjet Pacolli
Konsorciumi “Mabco Construction” ka fituar garën për ndërtimin e Aeorporit të...
-
Kur do të vijë vaksina kundër COVID-19 në Kosovë?
Drejtori në Zyrën për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka tr...
-
Rikthehet i ftohti, fundjavë me shi dhe borë
Në fundjavë më ftohtë. Të shtunën në mëngjes shi dhe borë. Nga e diela me kth...
-
Si u vra Adem Jashari – Rrëfimi ekskluziv i bashkëluftëtarit të tij
Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes ...
-
Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon fjalët e komandantit kur tanku serb hyri në lagjen e Jasharëve
Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në...