Lajme

Punëtorët e sigurimit fizik të Fakulteteve kërkojnë tu paguhet stazhi i punës

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 01 November 2017

Punëtorë të sigurimit të Fakulteteve të Prishtinës po protestojnë para rektoratit duke kërkuar pagesën e stazhit të punës.

Në këtë protestë ka folur kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shkruan Infokusi.com

“Kemi dal për të kërkuar pagesën e stazhit të punës ose 0.5% për punëtorët e sigurimit të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtinë” ka thënë Azemi

-Advertisement-

Azemi ka thënë se në rast të mospagesës punëtorët do të bojkotojnë tërësisht punën

“Në këtë protestë janë vetëm një pjesë e punëtorëve të sigurimit ndërsa pjesa tjetër janë në vendete punës por nëse nuk arrihet marrëveshje shumë shpejt do të bojkotohet tërësisht puna” ka thënë ai

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat ka thënë se kanë kërkuar takim me rektorin tri herë radhazi para kësaj proteste

“ Është hera e tretë që ne po kërkojmë takim me rektorin dhe ky ka injoruar ndjerën e puntorëve, ai flen ndërsa puntorët punojnë 24 orë për sigurimin e këtij objekti” ka shtuar Azemi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera