Lajme

Punëtorët e sigurimit dhe pastrimit paralajmërojnë grevë

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 08 September 2022

Punëtorët e sigurimit dhe pastrimit kanë paralajmëruar  gevë nëse nuk hiqet kushtëzimi për subvencionim të rritjes së pagës në sektorin privat.

Në një konferencë për media, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se gjendja e punëtorëve teknikë që punojnë në institucionet publike por që janë pjesë e kompanive private është e rënduar.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të heqë kushtëzimin pasi që siç kanë thënë kompanitë private nuk i kanë kushtet për t’i paguar pagat me rritje.

-Advertisement-

Sipas tij, ato mjete që janë planifikuar të ndahen për këta punëtorë, pasi siç ka thënë këta punëtorë i kanë 130 deri në 170 euro.

“Thika na ka ardhë në palcë dhe nuk mund më të durojmë”, ka thënë Azemi duke i kërkuar Qeverisë që t’i shqyrtojë masën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera