Punëtorët e sektorit privat në gjendje jo të mirë, kërkohet shtim i numrit të inspektorëve
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 10 December 2021
Punëtorët e sektorit privat në Kosovë punojnë në kushte shumë të rënda. Në këtë sektor shumë punëtorëve po u shkelen të drejtat e elementare dhe ata nuk gëzojnë kontratë pune, punojnë me orar të zgjatur dhe nevoja për përmirësim të gjendjes dhe shtimit të inspektimeve dhe inspektorëve është e madhe.
Kështu u tha në tryezën me temën “A (Pse) duhet rritur numri i inspektorëve të punës në Kosovë?!”, organizuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Verolinda Berisha nga KDI, tha se në bazë të një hulumtimi të bërë nga kjo organizatë del se punëtorët e sektorit privat ballafaqohen me informalitet.
Ajo theksoi se po ashtu si shkelje e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat evidentohet edhe mungesa e pagesës së kontributeve, orëve shtesë apo punën gjatë festave dhe vikendeve dhe po ashtu mungon siguria dhe shëndeti në punë.
Derisa u shpreh se punëtorët e sektori privat punojnë në gjendje shumë të rëndë ajo tha se nevoja për përmirësim dhe shtim të inspektorëve është evidente.
“Çka kemi vërejtur është se një numër i madh i raportimeve që vijnë te ne kanë të bëjnë me numrin e madh të shkeljes të drejtave të punëtorëve në sektorin e punës si në atë privat por edhe atë publik. Në sektorin publik karakterizohen kryesisht shkelje që kanë të bëjnë me konkurse publike që konkurse publike karakterizohen me mungesë transparencë dhe nepozitëm, ndërsa në sektorin privat punëtorët ballafaqohen me probleme të ndryshme dhe shumta duke filluar nga orari i tej zgjatur i punës, mungesa e kontratës së punës, mungesa e pagesës së kontributeve pensionale dhe pastaj mungesa e sigurisë dhe shëndetit në punë… Si probleme kronike me të cilat ballafaqohen punëtorët e sektorit privat janë informaliteti dhe mungesa e sigurisë dhe shëndetit në punë, informaliteti si problem është diskutuar vazhdimisht vlerësohet se një numër shumë i madh i punëtorëve të sektori privat punojnë pa kontrata pune… Punëtorët e sektorit privat të punës punojnë në një gjendje shumë të rëndë dhe është shumë e nevojshme që të merren hapat drejt përmirësimit të kësaj gjendje, vazhdimisht është diskutuar si një hap mjaft i rëndësishëm është rritja e numrit të inspektorëve”, tha Berisha.
Instituti Demokratik i Kosovës kishte dërguar një kërkesë për shtim të numrit të inspektorëve në Komisionin për Buxhet, por kërkesa nuk kaloi pasi nuk mori mbështetje nga partitë opozitare.
Për këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili është edhe anëtar në Komisionin për Buxhet, tha se situata e punëtorëve të sektorit privat është e rëndë, ndërsa shtoi se kërkesa e tyre për shtim të 50 inspektorëve ka kaluar në Komisionin për Buxhet pasi nuk po e përkrah opozita.
Por ai shtoi se kjo kërkesë do të vazhdojë tutje dhe do të bëhet në momentin kur do të votohet Ligjit për Buxhet.
Rrahmani mendon se vetëm me shtim të inspektorëve mund të përmirësohen kushtet e punëtorëve në sektorin privat.
“Ne e kemi trajtuar në mbledhjen e Komisionit ku është votuar buxheti. Në Komision fatkeqësisht nuk ka kaluar edhe ky propozim edhe ne si anëtarë të atij komisioni nga LVV edhe në koordinimin me Ministrinë e Financave, kemi propozuar që të shtohen edhe 50 inspektorë, por aty nuk kemi gjetur mbështetje nga opozita që të kalohet ky amendament, por kjo nuk do të thotë që të ndalemi nga kjo gjatë seancës kur të votohet buxheti që të amandamentohet aty për aty ku do të propozojmë të shtohet një numër prej 50 inspektorëve në Ligjin për Buxhetin që do të jetë shpejt në Kuvend dhe besojmë që aty do të gjejmë mbështetje dhe të opozitës… Me shtimin e inspektorëve do të shtohen inspektimet dhe do të ketë një rezultat më të mirë në ruajtjen apo përfitimin të drejtave të punëtorëve që shkelen shumë. Në secilin sektor duhet një punë gjithëpërfshirëse për të ardhur te përmirësimi i situatës”, theksoi ai.
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me mospërkrahjen e kërkesës për shtim të inspektorëve, tha se nuk është pajtuar me mënyrën e procedimit të kërkesës prandaj edhe nuk e ka përkrahur. Por sipas tij është i nevojshëm shtimi i inspektimet dhe sanksione për ata që shkelin ligjin e punës.
“Mund t’i kesh 1 mijë inspektor por mos të jenë efektiv apo mos të veprojnë… Që në fillim shkelen te punëdhënësi sepse diku 50-60% nuk kanë kontrata pune dhe është shkelja më e rëndë e atij personi apo punëmarrësi në këtë drejtim dhe këtë duhet ta bëjmë me inspektime dhe me ligje, inspektime më të shpeshta dhe sanksionime të këtyre dukurive negative nëse nuk ka kontratë atëherë çka mbetet është shkelje elementare atij që punon”, theksoi ai.
Ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Punës, Agim Millaku tha se gjendja e Inspektoratit të Punës është e rëndë pasi aktualisht janë aktivë vetëm 28 inspektorë pasi një ka vdekur së fundmi, ndërsa 8 inspektorë që i takojnë minoritetit serb shpesh nuk janë në krye të detyrës.
“Gjendja në Inspektoratin e Punës është më se e rëndë për arsye se numri është shumë i vogël i inspektorëve. U fol këtu për një numër më të madh sesa që e kemi tash – 37, por hiq minoritetin serb që me vështirësi punojnë. Janë 8 prej tyre. Llogaritni që kemi 28-29 inspektorë, sepse një na ka vdekur para disa ditëve, kemi mbetur me 28 inspektorë aktivë. Marrë parasysh që numri i subjekteve punuese në sektorin publik dhe privat është duke rreth 70 mijë subjekte, hiq të gjitha ankesat që i kemi të përditshme nga palët”, u shpreh ai.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u shpreh se fajin për gjendjen e rëndë në të cilën punojnë punëtorët e sektori privat nuk e ka qeveria aktuale, por të gjitha qeveritë e kaluara.
Ai tha e ndonëse për shumë shkelje të punëtorëve janë njoftuar institucionet më të larta të shtetit nuk është marr asgjë në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje.
Azemi tutje u shpreh se mbi 95% të punëtorëve të sektorit privat nuk u njihet stazhi i punës në mungesë të një marrëveshje kolektive në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit.
“Ne pushteteve të kaluara për këto keqpërdorime iu kemi dhënë emrat të kompanive jo vetëm. Ne për keqpërdorime të pakos emergjente që u janë bërë punëtorëve të sektorit privat të Kosovës zyrtarisht është i njoftuar Kryeprokurori i Shtetit dhe njësia e krimeve ekonomike ku u kemi ofruar dokumentacion ku është bërë keqpërdorimi dhe në moment kur e thotë Jusuf Azemi se po humbin 50 milionë kontribute të punëtorëve të sektorit privat, ky shtet është dashur ta thërrasë Jusuf Azemin dhe t’i thuhet se a është propagandë që do ta dëmtojë qeverinë apo ki argumente dhe asnjëherë nuk është thirr… Këto çka i themi nuk jeni vetëm ju ata të cilët duhet mbajtur përgjegjësi. Ju duhet ta mbani një përgjegjësi. Njerëzit kanë pritur shumë dhe presin shumë, andaj ndoshta edhe revoltat janë më të mëdha se sa te të tjerët… Po duam të shohim diçka që kemi filluar me diçka përderisa punëtorët në sektorin publik e marrin stazhin e punës në Kosovë, 95% të sektori privat nuk e gëzojnë këtë të drejtë, sepse një marrëveshje kolektive që është elementarja për raportin punëdhënës-punëmarrës po na mungon”, theksoi ai. /KP
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...