Lajme

Punëtorët e sektorit privat ende nuk i kanë marrë 100 eurot e Qeverisë, kërkohet ekzekutimi i tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 11 May 2022

Kryetari i SPSPK-së Jusuf Azemi ka kërkuar sqarime nga ministri i Financave Hekuran Murati rreth mjeteve shtesë prej 100 eurosh për punonjësit e sektorit privat.

Më 21 prill 2022 ishte hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për marrjen e burnusit nga 100 euro në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, por edhe pas 20 ditësh këto mjete ende nuk janë ekzekutuar.

Azemi ka kritikuar tërë këto vonesa për ekzekutimin e këtyre mejeteve.

-Advertisement-

“Ne e kuptojmë se të gjithë ata që nuk kanë të dhëna të sakta, shkaktojnë problem, por shtrohet pyetja, pse për ata te cilët këto të dhëna i kanë të sakta nuk lëshohen mjetet? Ministri Murati kishte deklaruar se do të formohet komisioni për verifikimin e aplikuesve, dhe ne mendojmë që verifikimi le të bëhet për ata që kanë mungesën e te dhënave, por për ata që janë në rregull kjo vonesë po shkakton nervozizëm, andaj ju thërrasim që ata të cilët kanë bërë aplikimin në rregull të bëhet shpërndarja e mjeteve të cilat iu premtuan nga Qeveria”, ka thënë Azemi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera