Lajme

Punëtorët e sektorit privat duan rritje pagash, paralajmërojnë protesta

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 08 November 2019

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të premten ka mbajtur një takim me kryetarë  të disa shoqatave sindikaliste .

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e punetorëve të këtij sektori, shkruan gazeta inFokus.

Mandej u tha se ka ende kushte të këqija të punës dhe punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.

Pasta  nga SPSPK u vendos që nga java e ardhshme të fillohet me protesta dhe greva, duke kërkuar kushte me te mira të punës dhe paga mbi 350 euro./Gazeta inFokus/.

Të tjera