Lajme

Punëtorët e RTK-së me peticion kundër Ligjit për Pagat

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 04 February 2019

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se tëhënën do të nisë një peticion për të kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për Pagat.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së përmes një njoftimi për medie, ka bërë të ditur se nga e hëna do të vendosë në katër kanalet dhe dy radiot peticion për ta kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për Pagat.

Me vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës RTK-ja shndërrohet në medium shtetëror, gjë kjo e papranueshme për ta.

-Advertisement-

“Andaj ju bëjmë thirrje ta nënshkruani të gjithë këtë peticion, ndërsa ne pastaj do ta dërgojmë tek Avokati i Popullit dhe më pastaj në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar sqarim”, thuhet në njoftimin e SPERTK-së.

Edhe para votimit të këtij Ligji të shtunën, punëtorët e RTK-së e kanë kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për Pagat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera